OpenAI ka eksploruar së fundmi ndërtimin e robotit të vet humanoid, sipas The Information.
Raporti citon “dy persona me njohuri të drejtpërdrejta” të atyre bisedave, përcjell Telegrafi.
Prodhuesi i ChatGPT është përfshirë “në këtë fushë” prej disa kohësh.
Por në vitin 2021, OpenAI braktisi ambicie të tilla pasi mbylli në heshtje divizionin e saj të robotikës.
Megjithatë, sigurisht, ka ndodhur shumë në tre vitet e fundit, me përparime si në harduer ashtu edhe në sistemet e AI që i fuqizojnë ato. /Telegrafi/