Kompania Opel synon të prodhojë katërciklin elektrik Rock-e, pasi i dha mundësi adhuruesve të kësaj marke dhe llojit të “veturës” që ta dizajnojnë.
Dizajni fitues në garë i takon Lukas Wenzhofer, studentit të shkollës së dizajnit pranë Universitetit Pforzheim në Gjermani, që dizajnoi Rocks E-Xtreme, transmeton Telegrafi.
Wenzhofer ka krijuar konceptin e tij gjatë vitit të kaluar, e kjo befasoi aq shumë krerët e Opelit sa që ia dhanë çmimin.
Në raport ne versionin standard Rocks-e, ndryshimet janë shumë të mëdha. Versioni i Wenzhoferovit i ka rrotat e nxjerra jashtë karrocerisë.
Rrotat unike kundër baltës e ndihmojnë të jetë mjet i përshtatshëm për të gjitha terrenet. E ndryshimet në dizajn po vazhdojnë edhe rreth kabinës, e aty janë edhe dy reflektorët.
Nga Opel kanë bërë të ditur se do të prodhojnë vetëm një njësi e deri më tani nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm. /Telegrafi/