Telegrafi

Opel rifreskon automjetet e saj komerciale (Foto)

Kompania e njohur e veturave, Opel, ka njoftuar në lidhje me disa përmirësime për automjetet komerciale të cilat do të dalin në treg për shitje vitin e ardhshëm.

Ashtu siç e dimë, Opel në ofertë ka këto modele: Vivaro Combi, Movano dhe Combo Tour. Secili prej këtyre modeleve tani posedojnë motorët e përmirësuar të gjeneratës së re të cilat janë kompatibil me standardet e Euro 6.

Vivaro Combi tani posedon motorin 1.6-litër CDTI me kapacitet prej 95 kuajfuqi dhe në dispocion është edhe motori 1.6-litër BiTurbo me kapacitet prej 125 kuajfuqi dhe 145 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Secili prej këtyre motorëve janë të pajisur me sistemin Start/Stop.

Në anën tjetër, Movano tani posedon motorët e përmirësuar 2.3-litër BiTurbo CDTI me kapacitet prej 145 dhe 170 kuajfuqi.

Ndërsa modeli Combo Tour tani në dispozicion është me motorin 1.6-litër CDTI me kapacitet prej 95 dhe 120 kuajfuqi.