Telegrafi

Opel Astra e re shpaloset në muajit në vijim

Një prototip i ‘Opel Astras K 2016’ është fotografuar gjatë testimeve finale para shpalosjes që pritet të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm.

Fotografitë e mëparshme të Astras së re tregonin pak detaje për makinën e re, por fotografitë e fundit shfaqin pamje më të mirë të modelit të ri me pesë dyer.

Duket se ky model do të jetë me madhësi të ngjashme me paraardhësin, por dizajni është më i prehtë dhe më i bukur fal teknologjisë LED, transmeton koha.net.

Shenjë dalluese është edhe vija e gjatë që nis te krahët e prapmë dhe vazhdon në dyer deri afër hapësirave të rrotave. Prototipi po ashtu duket se do të sjellë edhe aliazhe të re të rrotave.

Gjenerata e re e Opel Astras do të jetë me platformën D2XX dhe do ta “dobësojë” modelin deri në 100 kilogramë.

Motori i veturës pritet të vijë me tre ose katër cilindra dhe duket se do të shpaloset gjatë muajit shtator në Frankfurt Motor.