Familja ADAM është duke u zgjeruar me automjetin e ri aventuristik, i cili premton shumëçka.
Automjeti i ri do të vijë me tri dyer, ndërsa gjatësia e përgjithshme është 3.75 m.
Dizajnerët e Opelit kanë zhvilluar elemente të reja sa i përket dukjes, shtesa dhe elemente zbukuruese për ulëset, të cilat do të jenë në dispozicion vetëm për ADAM ROCKS – duke përfshirë edhe kulmin standard Swing Top.
Vetura do të tërhiqet nga motori i ri 1.0 ECOTEC turbo me benzinë, i cili plotëson standardet Euro 6.
Automjeti i ri do të shfaqet në treg deri kah fundi i këtij muaji, me çmim fillestar prej rreth 15.000 euro. /Telegrafi/