Dikush preferon iPhone, e dikush Samsung. Dikush Coca Cola e dikush Pepsi. Çdokush ka shije, preferenca dhe vlerësime të ndryshme për brendet në treg. Por cilat janë brendet e preferuara në tregun kosovarë?
OBB (Online Best Brands) është projekt i krijuar nga Agjensioni i Marketingut PEAK shpk me seli ne Prishtinë me qëllim që ti jep një shije shtesë “Juicy” marketingut digjital me nisjen e një shërbim të ri i cili do të lejojë publikun në një mënyrë të re dhe të lehtë të votojnë brendin e tyre të preferuar.
Kategoritë e votimit janë përzgjedhur me kujdes duke u bazuar në ndikim e tyre n ë jetën tonë të përditshme si kafja, portalet, uji, hipermarketet, nightlife, universitetet, bankat, teknologjitë informative, TV Show, hotelet dhe në fund OBB Star, Kosovë 2016 ku nga të gjitha brendet fituese do të zgjedhet fituesi.
Secila kategori do të votohet njëjtë nga data 20 deri më 30/31 të secilit muaj, ku vizitorët do të kenë mundësinë që brenda 10 ditëve të votojnë.
Sipas Online Best Brands Kosovo, secilit person do t’i lejohet të votoj vetëm një herë në mënyrë që rezultati të jetë sa më real, dhe poashtu rezultatet do të jenë në kohë reale. Votimi bëhet online, në mënyrë që secili të ketë mundësi për të votuar brendin e tyre të preferuar.
Muajin e kaluar është kryer votimi për portalin më të preferuar. Në votim kanë marrë pjesë 14 portale në mesin e tyre edhe portali Telegrafi.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga Online Best Brands, fitues i këtij sondazhi, respektivisht të portalit më të mirë në Kosovë e ka fituar portali Telegrafi.
Ky është njëri nga sondazhet që dëshmon edhe njëherë se nga cili portal qytetarët e Kosovës preferojnë të informohen.
Vlerësimi i punës sonë na bën të ndihemi mirë dhe ky është një motiv shtesë që të angazhohemi fuqishëm për lajme të shpejta dhe të sakta.
Ky sondazh tregon ndërlidhjen e fuqishme që ka Telegrafi me lexuesit, dhe ketë lidhje do ta vazhdojmë edhe me tutje.