Site icon Telegrafi

Onika me paraqitje të veçantë në klipin e ri “Ke dasht”

Artistja nga Prizreni, Onika, ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor.

“Ke dasht” mban titullin kënga, të cilën po ashtu e ka kompletuar edhe me videoklip.

Këngëtarja, e cila ka lënë Islandën për të bërë muzikë në Kosovë, erdhi me një paraqitje të mrekullueshme skenike.

Onika (Foto: YouTube)

Projekti tashmë është i disponueshëm në platformën YouTube, gjithashtu edhe në iTunes e Spotify.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E njëjta ka filluar te merret me muzikë që në moshë të re, gjersa pëlqehet për zhanrin dhe vokalin e veçantë.

Onika ndërkaq në 2017 solli projektin e parë dhe më pas pauzoi pasi vazhdoi studimet në Gjermani.

Në vijim priten edhe të tjera projekte të suksesshme nga Onika. /Telegrafi/

Exit mobile version