One T dhe Anestezion kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Pa ty”.
Kënga është ritmike, e punuar nga Enes Qosa, gjersa vargjet e tekstit i kanë shkruar vet reperët.
“Pa ty” është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur XL Pro Video.
Bashkëpunimi i ri është pritur mirë nga publiku, gjersa artistët duket se gjithnjë e më shumë po e arrijnë suksesin e shumë dëshiruar. /Telegrafi/