Telegrafi

“One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris, kënga e javës nga BBC

Superylli shqiptar, Dua Lipa, nuk po ndalet me sukseset.

Pas një varg arritjesh të saj me albumin e vet titulluar, “Dua Lipa”, këngëtarja ka lansuar singlin me Calvin Harris.

“One Kiss” është pritur tejet mirë në Britani ku në BBC është zgjedhur si kënga e javës.

Kënga më e dëgjuar e javës në Britani ndodhi pas një takimi të Calvin me Duan në Brit Awards.

Ishte Calvin që i kërkoi takim Duas për ta njohur më shumë dhe për të nisur një lidhje me të, por bukuroshja shqiptare nuk tregoi shenja interesimi për super producentin.

Calvin në fund përfundoi duke i bërë një hit të ardhës Duas, ashtu siç ka punuar më parë edhe me yllin tjetër shqiptar, Rita Ora.

Calvin Harris njihet për romancat e tij, por me Duan ai realizoi vetëm bashkëpunimin e radhës të tij.

Dua Lipa do të fillojë turneun në ishull sonte mbrëma në Dublin të Irlandës. /Telegrafi/