Interi po kërkon portier të ri, pasi shitja e Andrea Onanas te Manchester United është pothuajse e kryer, me emrat e Hugo Lloris dhe Anatoliy Trubin që shihen si zëvendësues.
Media të shumta shkruajnë se Manchester United ka marrëveshje me Interin për Andre Onanan për 50 milionë euro plus bonuse, gjë që ka bërë që Interi të vihet në sulm për një zëvendësues.
Footmercato raportoi Interi ka pasur bisedime gjatë dy ditëve të fundit për Hugo Lloris, gjë që e ka konfirmuar edhe L’Equipe dhe RMC Sport.
Lloris është në vitin e tij të fundit nën kontratë me Tottenham dhe ka thënë se dëshiron një sfidë të re.
Nëse Lloris arrin në San Siro, ka të ngjarë të jetë së bashku me portierin ukrainas 21-vjeçar Anatoliy Trubin nga Shakhtar Donetsk.
Kjo do të nënkuptonte largimin e Samir Handanovic, pasi kontrata e tij tashmë ka skaduar, por drejtori Piero Ausilio konfirmoi se klubi ishte duke ‘vlerësuar’ nëse do ta nënshkruante marrëveshje të re me të. /Telegrafi/