Telegrafi

Onana dëshiron largimin nga Ajaxi, Milani vihet pas tij

Andre Onana (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Milani është vënë pas portierit Andre Onana, pasi ky i fundit u njoftua se dëshiron të largohet nga Ajax.

Gazetat De Telegraaf dhe Tuttosport shkruajnë se Milan e ka identifikuar Onanan si një zëvendësim të mundshëm për Gianluigi Donnarumma në rast se ky largohet.

Tani, 24-vjeçari thotë se ‘ka ardhur koha’ që ai të transferohet nga Ajax pas pesë sezonesh me klubin nga Eredivisie.

“Mos më keqkuptoni, unë jam shumë i lumtur me Ajaxin dhe jam shumë mirënjohës ndaj klubit”.

“Kanë kaluar pesë vjet të shkëlqyera këtu. Por tani ka ardhur koha për të bërë një hap tjetër. E kam negociuar me klubin këtë”.

“Unë nuk e di ende se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia dhe marrëveshjet janë të qarta”, ka thënë ai.

Onana e ka nisur karrierën e tij te Barcelona, ndërsa pëlqehet edhe nga klube tjera si Chelsea, Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/