Sulmuesi egjiptian, Omar Marmoush thuhet se mund të përfundojë te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Marmoush ka bërë bujë për klubi gjerman, Eintracht Frankfurt, deri më tani këtë sezon, duke shënuar 11 herë në vetëm 10 ndeshje të Bundesligës, teksa ka shtuar edhe shtatë asistime.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ylli egjiptian të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, por Liverpooli shihet si favorit për transferimin e tij.
“Nuk është sekret që ai ndoshta do të transferohet në Liverpool verën e ardhshme”, ka shpjeguar fillimisht gazetari dhe eksperti Marcel Reif.
“Unë do të paguaja euro për të. Si pasardhës i idhullit të tij të madh Mo Salah. Gjërat nuk mund të shkonin më mirë për të”, përfundoi gazetari.
Thuhet se Reds janë tashmë të interesuar për Marmoush dhe do të bëjnë një qasje formale për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/