Telegrafi

Olympique Marseille – Salzburg, formacionet zyrtare: Valon Berisha nga minuta e parë

Gjiganti francez, Olympique Marseille do të jetë nikoqir i Red Bull Salzburgut në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Evropës.

Marseille do të kërkoj triumfin në këtë garë dhe llogaritën ndër skuadrat pretendente.

Në anën tjetër, Red Bull Salzburg është padyshim befasia më e madhe në këtë Ligë.

Austriakët kanë eliminuar dy gjigantët Borussia Dortmund dhe Lazio për të prekur gjysmëfinalen.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide, ndërsa për Salzburgun nga minuta e parë do të luaj mesfushori nga Kosova, Valon Berisha. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare:

Marseille: Pele, Sarr, Rami, Luiz Gustavo, Amavi, Sanson, Lopez, Thauvin, Pyet, Ocampos, Mitroglou.

Red Bull Salzburg: Walke, Lainer, Ramalho, Caleta-Car, Ulmer, Wolf, Samassekou, Haidara, Berisha, Dabbour, Hwang.