Telegrafi

Olympiacos – Real Madrid, sonte vendoset kampioni i Evropës në basketboll

Olympiacos dhe Real Madrid janë në finalen e madhe të elitës së basketbollit evropian, Euroligës.

Dy skuadrat e mëdha evropiane të basketbollit do ta diskutojnë finalen për trofeun më të çmueshëm evropian në sportin e basketbollit.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Zalgirio Arena në Lituani që është shteti që ka organizuar ‘Final Four’ të Euroligës.

Olimpiacos ka ishin më të mirë se Monaco duke triumfuar 76:62 në gjysmëfinale, derisa Real Madridi ka mposhtur rivalin e përbetuar Barcelonën me 12 pikë diferencë 78:66.

Real Madridi është skuadra më e trofeshme në Euroligë me 10 tituj të kampionit, derisa Olympiacos deri më tani ka fituar tre herë titullin evropian.

Finalja e madhe mes Real Madridit dhe Olympiacosit zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00.

Ndërkohë për vend të tretë nga ora 16:00 do të përballen Monaco dhe Barcelona. /Telegrafi/