Telegrafi

Olti Curri thotë se finalja e madhe e Big Brother VIP Albania mund të jetë këtë të shtunë

Ngjarja që ndodhi në orët e para të së hënës (27 mars) kur një person u vra në ambientet e “Top Chanel” ka tronditur opinionin publik.

Të shtënat e armëve zjarri atë mbrëmje u dëgjuan edhe nga disa prej banorët e “Big Brother VIP Albania”.

Pas kësaj ngjarje tragjike kanë reaguar shumë personazhe të njohura përmes rrjeteve sociale.

Foto: Arbana Osmani/Big Brother VIP Albania

Shumë prej tyre janë shprehur se banorët e BBVA nuk mund të qëndrojnë më brenda shtëpisë së famshme pasi nuk janë të sigurt.

Kjo ka vënë në pikëpyetje vijueshmërinë e këtij formati, për të cilin të shtunën që lamë pas u tha se mund të shqyejnë finalen e madhe më 6 maj.

Por, opinionisi i Big Brother VIP Kosova, Olti Curri ka thënë se finalja e madhe e Big Brother VIP Albania mund të jetë të këtë të shtunë.

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri përmes një video në rrjetin social “Instagram” është shprehur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së “BBV” kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsyes sigurie.

Ai tutje tha se kjo mund të jetë arsyeja që sonte gjatë spektaklit të shpallen finalistët dhe më pas finalja të mbahet këtë të shtunë.

“Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e Top Channel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për çështje të sigurisë”, tha Olti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën. Duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim i shpejt për të shpallur finalistët ndoshta shpallen edhe brenda natës e më pas finalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi të shtunën finalistët e më pas finalja ndodh të martën por zakonisht finalet ndodhin në fundjavë, kështu që ka mundësi që finalja të jetë të shtunën”, u shpreh tutje Curri.

Mbetet të shihet sonte gjatë spektaklit se cili do të jetë vendimi final, nëse finalja do të shpejtohet apo data zyrtare do të jetë ajo e 6 majit. /Telegrafi/