Site icon Telegrafi

Olters: Kosova ka potencial për të përshpejtuar zhvillimin

Projekti energjetik “Kosova e Re” , i filluar tash e më shumë se një dekadë, vazhdon të mbetet i vështirë edhe për Bankën Botërore.

Rritja ekonomike për këtë vit me 3 për qind e dhe që pritet të jetë 3.5 për qind në vitin e ardhshëm, mbetet e pamjaftueshme për ta zbutur varfërinë dhe papunësinë. Kështu ka vlerësuar drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, në intervistën për KosovaPress.

Ai thotë se marrëveshja e arritur për MSA-në është rëndësishme për integrimet e tregut në BE dhe zhvillim ekonomik, mirëpo do të ketë edhe presion për mbushjen e buxhetit të shtetit.

Për projektin “Kosova e re” i cili projekt ka filluar tash e më shumë se dhjetë vjet dhe nuk po realizohet, Olters thotë se BB nuk ka ndryshuar mendimin, se projekti “Kosova e re” ka mundësi për t’u realizuar.

Olters thotë në këtë vit, sipas parashikimeve të tyre, ekonomia e Kosovës ka një potencial për të përshpejtuar zhvillimin.

Ai beson se Kuvendi do të ratifikojë marrëveshjen me institucionet financiare ndërkombëtare për projektet e zhvillimit , siç është projekti i arsimit të financuar nga Banka botërore dhe përfundimisht do të votojë për buxhetin e vitit 2016.

Sipas tij, buxheti i Kosovës vazhdon të jetë shumë i përkufizuar e se është një sfidë shumë e madhe për Ministrinë Financave për të siguruar të ardhurat.

Olters tregoi se në raportin ‘Doing Business’ Kosova ishte në rangun 126 në vitin 2012 dhe se tani është në 66. Ai thotë se ka përmirësim gradual, por konsistent, e kjo do të ketë një impakt shumë të lartë për të realizuar investime në vend.

Exit mobile version