Telegrafi

Olta Gixharri joshëse teksa defilon në qilimin e kuq të “PriFest” (Video)

Ka nisur rrugëtimin edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, “PriFest”.

Filmi i regjisorit Edon Rioizvanolli, “T’Padashtun”, ka hapur siparin e festivalit.

Një prej anëtarëve të jurisë së kategorisë së filmave evropianë është edhe Olta Gixharri së bashku me britaniken Lucinda Coxon, dhe Dervish Zaim, transmeton Telegrafi.

E në tepihun e kuq u shfaq aktorja Gixharri, ku shihet mjaft joshëse dhe tejet seksi.

Ndryshe, festivali zgjat deri më 20 korrik ndërsa do të shfaqen mbi 80 filma. /Telegrafi/