Ka nisur rrugëtimin edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, “PriFest”.
Filmi i regjisorit Edon Rioizvanolli, “T’Padashtun”, ka hapur siparin e festivalit.
Një prej anëtarëve të jurisë së kategorisë së filmave evropianë është edhe Olta Gixharri së bashku me britaniken Lucinda Coxon, dhe Dervish Zaim, transmeton Telegrafi.
E në tepihun e kuq u shfaq aktorja Gixharri, ku shihet mjaft joshëse dhe tejet seksi.
Ndryshe, festivali zgjat deri më 20 korrik ndërsa do të shfaqen mbi 80 filma. /Telegrafi/