Telegrafi

Olta Gixhari sjell pozat e para nga plazhet spanjolle

Olta Gixhari është njëra prej aktoreve shqiptare që vlerësohet për linjat trupore.

Bukuroshja jonë bëhet temë e rubrikave rozë të mediave tona sa herë që publikon imazhe të reja në rrjetet sociale.

Së fundi, artistja ka realizuar disa imazhe të reja që i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, aktorja ka zgjedhur që këto ditë të ftohta t’i kalon në plazhet fantastike të shtetit spanjoll.

Ajo shihet në një plazh duke marrë poza e veshur në bikini të zi gjersa në një tjetër në fustan të kuq teksa ekspozon këmbët.

Lexo po ashtu Puthje në buzë mes Olta Gixharit dhe Beatrix Ramosajt, Arian Çani: Bëre mirë që puthe Oltën, nuk je në shijet e mija! (Video)

Kujtojmë se pas bukurisë së Oltës ishte i fiksuar edhe sh-ambasadori amerikan në shtetin shqiptar, Aleksandar Arvizu.

Ky i fundit ishte i gatshëm që të heq dorë edhe prej misioneve diplomatike për aktoren tonë. Ndryshe, Gixharri pritet që gjatë këtij viti ta shohim në shkallët e teatrove të ndryshme shqiptare. /Telegrafi/