Telegrafi

Olta Gixhari revoltohet me policinë: Pagova, por u gjobita (Foto)

Një pjesë e madhe e rrugëve të kryeqytetit shqiptar Tiranës, konkretisht hapësirat për parkimin e automobilave janë bërë me pagesë.

Pra, çdo vozitës që dëshiron të parkojë në ndonjë vend publik duhet të paguajë 100 lekë (0.70 euro) të vjetra në orë, përndryshe gjobitet.

E këtë gjë e ka respektuar edhe aktorja shqiptare Olta Gixhari, e cila e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, kur është kthyer te vetura e saj ajo ka gjetur një faturë në formë gjobe të policisë shqiptare.

Ajo e ka denoncuar këtë rast përmes llogarisë personale në Instgram duke shkruar se “Kjo është policia e bashkisë. Të vë gjobë edhe kur paguan me sms! Faleminderit”.

Më tej, Gixhari ka zbuluar në komente se gjoba që ka marrë është dymijë lekë (rreth 15 euro).

Ndryshe, Oltën do ta shohim në skenat e mëdha të teatrove, por edhe në projekte filmike. /Telegrafi/