Spektakli i njohur “Your Face Sounds Familiar” vazhdon të sjell çdo javë surpriza te publiku.
Gara sa vjen dhe bëhet më e fortë, ndërsa personazhet pjesëmarrës gjithmonë e më tepër po forcohen në imitimin dhe sjelljen e një personazhi tjetër VIP në skenë, duke u munduar ta bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këtë vit shumë e përfolur ka qenë edhe juria e spektaklit, e përbërë nga tri figura të njohura për publikin: Albërije Hadërgjonaj, Arian Çani dhe Olta Gixhari.
Kjo e fundit, duket se ka krijuar një lidhje shumë të veçantë me gjithë pjesëmarrësit, në veçanti me këngëtarin e njohur nga Gjakova, Valon Shehu.
Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Valoni në Instagram, Olta shfaqet bashkë me të, teksa ushtrojnë së bashku në sallën e provave.
“Gjatë provoave të YFSF me bombën e jurisë Olta Gixharin”, shkruan Valon Shehu në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/