Site icon Telegrafi

Olta Gixhari flet rreth thirrjes nga prokuroria, ja e vërteta e historisë

Olta Gixharri së fundmi u bë pjesë e mediave jo përshkak të roleve të saj apo shfaqjeve bombastike siç di ajo.

Aktorja e njohur u tha se u thirr nga policia për të dëshmuar në lidhje me konfliktin e ndodhur me gazetarit Eni Shehu dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, transmeton Telegrafi.

Por në një intervistë për Anabel.al Olta e ka mohuar të jetë thirru nga policia duke zbuluar të vërtetën rreth kësaj ngjarjeje.

“Nuk e kuptoj përse ka qarkulluar ai lajm. Unë në të vërtetë u thërrita në Prokurori dhe jo në rajonin e policisë. Më thirrën për të dëshmuar, gjë e cila ishte e habitshme pasi nuk kam qenë as në vendngjarje në momentin kur ndodhi përplasja. Shfaqja “Tri Motrat” zhvillohej me trupa aktorësh dhe grupi ku unë bëja pjesë, nuk luante fare atë natë”, ka thënë Olta.

Ngjarja nisi pasi gazetari Shehu denoncoi Çulin në polici ku deklaroi se ishte dhunuar nga ky i fundit në ambientet e Teatrit Kombëtar./Telegrafi/.

Exit mobile version