Gjatë pjesëmarrjes në studion e emisionit Rudina, Olta Boka nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes për një lidhje të spekuluar.
Ka pasur thashetheme se këngëtarja është në lidhje me djalin e një deputeti shqiptar. Ajo ka konfirmuar se është në lidhje, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Me të thënë të drejtën, realisht kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin (vëllanë), por edhe me mamin dhe babin, sepse e kam parë si një ndër pikat kryesore dhe më të rëndësishme që një familje duhet të ketë”.
“Nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre”, ka thënë ajo në emisionin e Rudinës, e cila e ka pyetur se a është në një lidhje këngëtarja.
Ndërkohë që në prapavijë janë shfaqur fotografitë, ku Olta shihet duke u puthur me një djalë.
“Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, kam treguar se jam në një marrëdhënie”, ka theksuar ajo më tej.
“Por do të doja shumë që kjo pjesa e detajeve të tjera të qëndronte brenda privatësisë, brenda komoditetit të të shijuarit të një marrëdhënie të shëndetshme, duke respektuar edhe partnerin…”, ka deklaruar Olta mes tjerash. /Telegrafi/