Telegrafi

Olta Boka në prag të lindjes, vjen me dedikim të veçantë për bashkëshortin

Olta Boka (Foto: Instagram/oltabokaofficial)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka, tashmë është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Olta ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj presin vajzë, gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, Olta ka bërë një dedikim të veçantë për fëmijën, e po ashtu edhe për bashkëshortin e saj.

“Prej nëntë muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej nëntë muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, ka qenë përshkrimi drejtuar vajzës.

Në po të njëjtën mënyrë është shprehur edhe ndaj partnerit të saj, ku thekson se është e lumtur pasi së bashku po i japin ngjyra aventurës që kanë nisur.

“Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime. Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe së bashku t’i japim ngjyra aventurës që kemi nisur. Kështu, do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes te së cilës, buzëqeshim të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Fotografitë e publikuara janë shkrepur nga festa e realizuar për vajzën në pritje, në të cilën ajo shihet e rrethuar me ngjyrë rozë. /Telegrafi/