Aktori Olsi Bylyku ka përfunduar rrugëtimin e tij në spektaklin Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pasi ai rezultoi banori më pak i votuar në një televotim të shkurtër të hapur gjatë spektaklit.
Megjithëse një emër shumë i njohur në shoubiz, Olsi nuk o votua mjaftueshëm për të qëndruar brenda.
Fakti që qëndroi shumë i heshtur dhe u përfshi shumë pak në biseda e diskutime, u aludua si arsyeja e mundshme që ai mund të ketë siguruar pak vota.
Sido që të jetë, ai ishte i eliminuari i dytë i mbrëmjes, pas futbollistit Gabriele Mezini. /Telegrafi/