Telegrafi

Olsi i Big Brother tregon si bëri 100 mijë euro (Foto)

Një sherr mes Olsit dhe Damianos i ndodhur gjatë javës që lamë pas është komentuar ditën e sotme në “Fun Club”, teksa në debat e sipër Olsi i pranon Damianos se është marrë me drogë.

“Hajde, rri me mua të tregoj unë si fitohen 100 mijë euro në tre muaj. E ke fytyrën të bardhë si malli. Po, kam punuar me mall. “Viva Europa””, – kanë qenë fjalët e Olsit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Big Brother Albania

Nga ana tjetër nuk kanë ngelur pas as komentet e Damianos, i cili e quan rrugaç rrugësh e që nuk di të sillet e të respektojë femrën që ka në krah, duke iu referuar kështu Fiorentinës.

Komenti i Albanës dhe Olti Currit ka qenë mjaft i ashpër ndaj reagimeve të Olsit, duke thënë se ndoshta policia duhet të shqetësohet për këto deklarata të djalit, pasi me gjëra të tilla nuk bëhet shaka. Për më tepër, ishte vetë Olti Curri ai që u shpreh me të madhe se ndoshta i eliminuari i radhës, për shkak të kësaj deklarate, mund të jetë Olsi.