Gazetari Parim Olluri, ka theksuar se kandidatët për kryetar të komunave, në këtë fushatë zgjedhore, nuk po bëjnë premtime megalomane dhe qesharake, sikurse në fushatat e kaluara.
Olluri në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se kandidatët janë të qetë dhe nuk po eskalojnë në premtime.
“Në fushatat e kaluara kemi pas kandidatë që kanë ekslauar në premtime megallomane dhe qesharake, ku madje është bërë hajgare me ato thënie. Shembull për këtë ka qenë premtimi i Avni Kastratit për ndërtimin e stadiumit Uembli. Më pas: ta bëjmë Gremën si Zvicra, ndërtimin e Lipjanit francez, etj”, ka shtuar Olluri. /Telegrafi/