Site icon Telegrafi

Ollie Watkins, ‘makina’ e golave te Aston Villa që po mban ritmin me Haaland dhe Rashford

Më 1 nëntor, Unai Emery mbërriti në Angli për të marrë drejtimin e Aston Villas që ishte në rrezik për të humbur statusin e saj në Ligën Premier.

Aston Villa, pas largimit të Steven Gerrard, ishte e 16-ta, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.

Fillimi i fortë i Emerys në rikthimin e tij në Ligën Premier, i ka dhënë Aston Villas shtysën që i nevojitej, duke i parë ata të ngjiten në vendin e 11-të, me 11 pikës para Bournemouth.

Ish-trajneri i Villarrealit, Almerias, Valencias, Sevillas dhe Paris Saint-Germainit, ndër të tjera, madje ka guxuar të zbulojë ëndrrën e tij për “kthimin e Aston Villas në Evropë”.

Rikthimi i Aston Villas nën drejtimin e Emery është rrotulluar rreth ‘makinerisë së tyre të re të golave’ – Ollie Watkins, i cili nënshkroi nga Brentford në vitin 2020.

Sulmuesi anglez është sulmuesi më në formë në Ligën Premier pasi shënoi sërish kundër West Ham (1-1), duke e kthyer në gol me kokë pas një harkimi të shkëlqyer të spanjollit, Alex Morenos.

Vetëm Erling Haaland dhe Marcus Rashford kanë mundur të shënojnë gjashtë gola, sa Watkins në shtatë ndeshjet e fundit të Ligës Premier. Ai ka në total plotë nëntë gola dhe katër asistime.

Sulmuesi ka arritur në numrin e 100 golave në karrierë në futbollin profesionist. Anglezi ka 34 gola që nga ardhja e tij në “Villa Park”.

Ai shënoi 45 gola me Brentford dhe 21 me Exeter më herët në karrierën e tij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-0vnpsJpAWE&ab_channel=APFootball2

Exit mobile version