Telegrafi

Olivier Giroud: Unë e Hazard biseduam me Fekirin për angazhim te Chelsea

Olivier Giroud ka zbuluar se së bashku me Eden Hazardin të ketë folur me Nabil Fekirin e Olympique Lyonit.

Futbollisti 25-vjeçar ishte në prag të bashkimit me Liverpoolin, por marrëveshja nuk u arrit pas një lëndimi të pësuar dhe shqetësimeve mjekësore.

Që atëherë është hapur dera për klube të tjera dhe Chelsea ka qenë në mesin e klubeve të përmendura.

Nabil Fekir (Foto: Getty Images)

Giroud ka konfirmuar me Hazardin janë duke punuar për ta bindur lojtarin francez për të ardhur në Stamford Bridge.

“I fola atij kur ishim së bashku në ekipin kombëtar francez pasi dështuan negociatat me Liverpoolin”, tha sulmuesi i Chelseat për RMC Sport.

“Pastaj biseduam për Chelsean dhe mendoj se Edeni i tha disa fjalë. Ne do ta mirëpresim atë, ai është një super lojtar, por unë nuk e di nëse kjo është diçka që mund të ndodhë deri kur të mbyllet afati kalimtar (të enjten)”.

Lexo po ashtu Blerjet në Ligën Premier - Këto janë 10 goditjet që mund ta tronditin tregun anglez në 48 orët e fundit

Më parë këtë javë, Fekir këmbënguli se ishte “shumë i lumtur” në Lyon, duke thënë: “Siç mund ta shikoni, unë jam në Lyon. Jam shumë i lumtur këtu. Ndihem shkëlqyeshëm në këtë skuadër”.

Fekiri nuk u shfaq te Lyonin në humbjen pas penalltive kundër Chelseat, ku besohet se ka marrë një ofertë konkrete prej The Blues. /Telegrafi/