Olivia Wilde postoi në Twitter një foto nga sheshxhirimi i filmit më të ri të saj, ‘The Lazarus Effect’.
Në foto, aktorja e famshme duket shumë e frikshme pas punës që kanë bërë me të artistët e “make up”-it.
Në këtë film, Wilde interpreton një grua, e cila së bashku me të fejuarin e saj (Mark Duplass) gjen një mënyrë për të ringjallur të vdekurit.
Kur ajo vdes gjatë një eksperimenti laboratorik, i fejuari përdor zbulimin për ta risjellë në jetë, por pasojat e këtij veprimi do të jenë të tmerrshme./Tch/