Site icon Telegrafi

Olivia Culpo me çizmet, të cilat kanë marrë më së shumti komplimente këtë sezon (Foto)

Sado që të jenë të zeza çizmet klasike gjithmonë janë në modë dhe nënkuptohet që i keni, sivjet fokusi është në këpucët me ngjyrë të kuqe.

Manekinia Olivia Culpo këtë trend të ri e ka kuptuar seriozisht dhe ka blerë një palë çizme të gjata ngjyrë të zjarrtë të kuqe të cilat janë bërë yll kryesor i veshjes së saj, transmeton Telegrafi.

Në çizme të ngushta të lëkurës ngjyrë të kuqe me taka të rehatshme ia vlen të investohet këtë dimër, sepse do të jenë të vërejtura kudo që të shkoni dhe besojmë që do të mundë t’i përdorni edhe në sezonet e ardhshme.

Mbathni me kombinimet ditore dhe të mbrëmjes, ndërkaq bukuroshja Olivia ka treguar se si ta bëni të rastësore një veshje. /Telegrafi/

Exit mobile version