Oleksandr Usyk është “i frikësuar” të përballet me kampionin e WBC-së, Tyson Fury në një mega-përplasje boksi, sipas John Fury.
Boksieri ukrainas prodhoi një shfaqje mahnitëse për të mposhtur Anthony Joshuan me vendim unanim dhe mori titujt WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO.
Ylli 34-vjeçar do të duhet të përballet me ish-kampionin AJ në një rimeç dhe nëse fiton mund të ketë shansin të takohet me Gypsy King, por edhe ky i fundit duhet të mposht kundërshtarin e tij të ardhshëm.
Ndërkohë, Fury mbylli kapitullin mbi trilogjinë e tij të paharrueshme të luftimeve me Deontay Wilder pas fitores së tij të bujshme në raundin e 11-të me nokaut të dilën në mëngjes.
Ylli britanik pritet të përballet me kampionin e përkohshëm Dillian Whyte ose Otto Wallin, si kundërshtar të detyrueshëm.
Big John tani pohon se djali i tij “nuk ka frikë nga askush” dhe do të shkojë pas “atyre titujve të tjerë dhe Usyk”.
Duke folur për The Daily Mirror, babai i Fury tha: “Usyk ka më shumë frikë nga Tyson se sa e mendoni, sepse ai e di se sa i mirë është”.
“Ka të bëjë me atë që bën AJ më tej, a shkon ai direkt në rimeç me Usyk?”
“Tyson nuk i intereson se kush do të jetë përballë tij dhe ai do të luftojë me këdo. Ai nuk i frikësohet askujt, sepse e di që i ka rrahur të gjithë”.
“Ai tha se do të donte të luftonte përsëri këtë vit kundër Dillian Whyte ose kujtdo që është. Ai do të shkojë pas atyre titujve të tjerë dhe Usyk.
“I kishte ato tre tituj më parë, por që duhej të dorëzohej për shkak të problemeve shëndetësore. Ai nuk i humbi kurrë në ring dhe i konsideron si të tijat”.
“Ai i dëshiron ata që të kthehen dhe do të luftojë me Usyk ose Joshuan, këdo që i nevojitet për t’i marrë”, ka shtuar më tej ai.
Whyte do të takohet me Wallin më 30 tetor në O2 Arena dhe aty do të mësohet emri i kundërshtarit të ardhshëm të Furyt. /Telegrafi/