Site icon Telegrafi

Oleksandr Usyk i bëri një kërkesë Tyson Furyt pasi hapi çantën misterioze

Oleksandr Usyk i kërkoi Tyson Furyt të firmoste një fotografi nga lufta e tyre e parë në konferencën për shtyp për të nisur revanshin e peshave të rënda.

Ukrainasi, duke lënë të kuptohet qëllimi i tij për përballjen ndërsa ishte i veshur si agjenti 47 nga videoloja “Hitman”, mori një çantë në skenën në Guildhall të Londrës përpara se ta hapte atë dhe t’i kërkonte rivalit të tij të firmoste fotografinë.

“Unë dukem si Shrek”, thoshte Fury, përpara se ta nënshkruante. “Është një foto e imja duke marrë një goditje në nofull”.

Usyk më pas mori fotografinë e sapo nënshkruar përpara se ta vendoste përsëri në çantë, duke shtuar: “Do ta gjeni nesër në Ebay!”.

Kampioni botëror i peshave të rënda WBC, WBA dhe WBO do të mbrojë rripat e tij në Riad më 21 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version