Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar që sulmohen trupat e regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asaad.
Ushtarët e këtij të fundit ditë më parë kryen sulme kimike ndaj civilëve, e cila gjë i kishte dhënë shkas amerikanëve të sulmojnë shtetin sirian.
E kjo e ka gëzuar tej mase edhe aktorin shqiptar Fatmir Spahiun, i njohur më mirë me rolin “Oki”, transmeton Telegrarfi.
“Let’s go Trump! Çmontoj fundërrinat..”, ka shkruar Oki në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, kjo është hera e parë që SHBA-ja ka ndërmarrë fushatë bombarduese kundër Sirisë, e cila po vazhdon të jetë në kurthin e një lufte civile. /Telegrafi/