Telegrafi

OKB-ja konfirmon se është bombarduar një shkollë në Gaza, në mesin e viktimave edhe fëmijë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza (UNRWA) ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve reuters se kampi i refugjatëve në shkollën Al-Fakhoura, Jabalia, i drejtuar nga OKB-ja, është sulmuar nga forcat izraelite.

Lexo po ashtu Izraeli publikon pamjet e bombardimit të objektivave të Hezbollahut në Liban

Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit në UNRWA, tha se mes viktimave kishte edhe fëmijë, por që ende nuk janë në gjendje të verifikonin se sa njerëz janë vrarë.

“Të paktën një predhë goditi oborrin e shkollës ku kishte tenda për familjet e zhvendosura. Një tjetër predhë goditi brenda shkollës ku gratë po gatuanin bukë”, citon Reuters të ketë thënë ajo me telefon.

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1720754216757612651

Më herët, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se të paktën 15 njerëz u vranë kur izraelitët goditën shkollën.

Lexo po ashtu Netanyahu nuk ekziston më për Turqinë, Erdogan: E kemi fshirë dhe e kemi hedhur

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha në një konferencë për shtyp se 70 të tjerë u plagosën.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër Hamasit pasi kjo e fundit sulmoi papritur më 7 tetor territoret izraelite. /Telegrafi/