Site icon Telegrafi

OKB: Izraeli dëmtoi ose shkatërroi rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se Izraeli ka dëmtuar ose shkatërruar rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza me sulmet që ka kryer që nga 7 tetori.

Në sulmet në të cilat forcat izraelite hodhën dhjetëra mijëra tonë bomba në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 33 mijë palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 75 mijë të tjerë, u shkatërruan shumë vendbanime civile, përfshirë spitale, shkolla, xhami, kisha dhe struktura historiko-kulturore.

Ushtria izraelite vazhdon të sulmojë shtëpitë si dhe vendbanimet civile dhe infrastrukturën me sulme pa dallim në Gaza, shkruan Anadolu Agency.

Lexo po ashtu Pas “ultimatumit” të Bidenit, vjen reagimi i Izraelit - do të hapen dy rrugë të përkohshme humanitare në Gaza

Në postimin e bërë në llogarinë X të UNRWA-së në mediat sociale thuhet se “(sulmet e Izraelit në Gaza) Lufta e vazhdueshme ka dëmtuar ose shkatërruar rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza”.

“Izraeli synon infrastrukturat kritike, përfshirë ndërtesat e OKB-së, ku u strehuan familjet e zhvendosura që ikën nga sulmet. Më shumë se 75 për qind e popullsisë është zhvendosur, shumica e tyre disa herë. Kur do të përfundojë kjo?”, thuhet në postimin e UNRWA-së.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 33.037 palestinezë, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra, dhe u plagosën 75.668 persona. /AA/

Exit mobile version