Site icon Telegrafi

OJQ Civil kërkon rinumërim të votave në Maqedoni

Qendra për liri “Civil” kërkon numërimin nga e para e të gjitha votave. Sipas tyre gjatë procesit të numërimit të votave janë evidentuar një sërë parregullsish, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Civil theksojnë gjendjen kaotike të listës zgjedhore ku, janë fshirë një numër i madh i qytetarëve me të drejtë vote kurse kanë mbetur të paprekur votuesit fiktiv.

Përveç presioneve ndaj votuesve, Civil thotë se ka pasur sjellje joprofesionale dhe joligjore nga Këshillat zgjedhor të cilat sipas tyre, kanë qenë të zgjedhur partiak. Mes tjerash, ata kërkojnë rivotim në vendvotimet me më shumë parregullsi dhe zëvendësim të anëtarëve të Këshillave zgjedhor.

Sipas Alsat-M, Civil kërkon të bëhet analizë mbi punën e KSHZ-së dhe reforma urgjente në këtë institucion./Telegrafi/

Exit mobile version