Site icon Telegrafi

“Oj Diellzë, prite mbretin” – Egli Tako e imiton Gjestin derisa po i fliste ish-të dashurës

Gjesti dhe Egli Tako janë sqaruar në shumë gjëra sa i përket marrëdhënies së tyre të krijuar në Big Brother.

Ata kanë folur për të gjitha, që nga nisja e këtij raporti e deri te krisja dhe kërkim-falja.

Veç kësaj, banorja i ka kërkuar llogari edhe për disa gjëra të tjera që ka thënë brenda.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një moment, ajo e ka imituar atë teksa po fliste nëpërmjet kamerave para pak javësh.

Egli Tako ia përmend Gjestit ish-partneren: Shkoje flisje me të nëpërmjet kamerave
Lexo po ashtu Egli Tako ia përmend Gjestit ish-partneren: Shkoje flisje me të nëpërmjet kamerave

“Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani, fale mbretin, kuptom se ti e di se kështu po duhet me i bë do gjëra këtu, e di që të kam mërzit po shpejt vjen mbreti”, ka thënë Egli.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo shkaktoi të qeshura edhe te Gjesti, i cili u ngrit nga tavolina dhe po sillej nëpër dhomë.

Sidoqoftë, ata nuk kanë lënë asgjë pa sqaruar dhe ky raport tani po vazhdon të jetë stabil. /Telegrafi/

 

Exit mobile version