Telegrafi

Ohri me referendum kundër emigrantëve

Pas Velesit, Komunës Aerodrom në Shkup edhe Ohri ka vendosur që me referendum të parandalojë ndërtimin e kampeve për refugjatë në komunën e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Referendumi do të duhet të mbahet më 15 tetor, së bashku me ditën e zgjedhjeve.

Këshilltarët në këshillin komunal në Ohër nga OBRM-PDUKM kanë thënë se LSDM do ta shndërrojë Ohrin në vend dhe çerdhe të emigrantëve.

KSHZ duhet të vendos se a duhet të mbahen zgjedhjet dhe referendumi së bashku, në një ditë. /Telegrafi/