Futja e standardizimit në taksitë udhëtues do ta ndryshojë imazhin në qendrat turistike, kështu vlerësoi kryetari i shoqatës së Hotelierive të Maqedonisë, Kërste Bllazheski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Taksitë, sipas tij, duhet të rregullohen, të shënohen hapësirat e parkimit për automjetet, me uniformë dhe të mos krijohet tollovi e panevojshme.
‘Duhet të rregullohen dhe uniformohen, të vizatohen vendet ku duhet të qëndrojnë, dhe jo një automjet të zë vend për tre. Pamje e hyrjes në Ohër te tregu është gjithmonë me 100 taksi dhe krijohet tollovi e panevojshme. E njëjta gjë ndodh edhe në Strugë, por edhe në vende tjera. Ata do të kenë shërbime të paguara, por do të ketë rend, tha Bllazheski.
Ai konsideron se duhet të ketë vend të veçantë për parkim të taksive të cilët, nga stacionet e taksive do të marrin numra dhe në stacion do të ketë jo më shumë se 10-20 vetura në një kohë.
Kreu i pikave ‘HOTAM’ theksoi se duhet të vendosohet çmimorja në vend e cilën do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, si te anijet poashtu edhe barkat. Poashtu edhe numri i hotelit dhe një banesë private, tha ai, duhet të jetë në proporcion me raportin e 3: 1, dhe jo të ketë shtretëra private nga hoteli. /Telegrafi/