Siç afrohet sezoni turistik, hotelierët në Ohër dhe Strugë kanë frikë se problemi me mungesën e fuqisë punëtore profesionale, veçanërisht kuzhinierët, kamarierët dhe banakierët, do të thellohet. Nga sektori i turizmit alarmojnë se tashmë në mars një pjesë e madhe e punëtorëve tanë do të shkojnë për të punuar në Kroaci. Kuadri që mungon do të duhet të plotësohet nga punëtorët nga qytetet e tjera, por edhe nga Shqipëria. Por, as kjo nuk mjafton.
“Në Ohër, kemi një fluks të fuqisë punëtore nga Pogradeci dhe Korça, gjë që është mjaft interesante. Nëse e dinë gjuhën, është një përparësi, por nëse nuk e dinë, është problem. Nëse njerëzit tanë migrojnë jashtë dhe migrojnë në BE dhe ne duhet të sjellim dikë prej diku që mund të punojë në këtë zonë”.
“Për të mbajtur kuadrin vendor, ekspertët bëjnë thirrje që pronarët t’i rrisin rrogat”.
“Hotelierët dhe faktorët e tjerë në veprimtarinë e turizmit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe t’i ndjekin trendët që janë aktuale sot në vendet e zhvilluara. Nëse e bëjnë këtë, do të shohin që jo vetëm rrogat, por edhe trajtimin dhe raportin që kanë ndaj punonjësve do të përmirësohen meqë është në interes të tyre”, deklaroi Naume Marinoski”, profesor në Fakultetin e Turizmit.
Sezonin e kaluar me qëllim për të mbushur mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, shpeshherë është punësuar kuadër papërvojë, gjë që krijonte probleme. Kohët e fundit, nga Asociacioni i Hoteleve të Maqedonisë së Veriut dërguan kërkesë në Qeveri me të cilën kërkojnë urgjentisht të lehtësohen procedurat ligjore në mënyrë që të mund pa probleme të sjellin punëtorë nga vendet e tjera./Alsat/