Site icon Telegrafi

Ohër, një mijë tërmete në tre javë

Në rajonin e Ohrit prej 18 qershorit e deri më sot, janë regjistruar më shumë se 1 mijë tërmete. Shumica e tyre ishte me intensitet të dobët, ndërsa më i fuqishmi ishte tërmeti i djeshëm në orën 13:18 me intensitet 5 shkallë të njësisë matëse Rihter.

Kjo dridhje ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turistëve në Ohër ku dhe janë paraqitur dëme të shumta materiale.

Qytetarët e Ohrit dhe Prespës kanë paraqitur rreth 200 ankesa për dëme të shkaktuara nga tërmetet e vazhdueshme. Nga dëmet e paraqitura, më në numër janë ato për oxhaqe, plasaritje të mureve, zhvendosje të avlliave, si edhe dëme tjera sipërfaqësore të shkaktuara nga mjete të rënuara.

Për nesër është paraparë seancë e Shtabit qendror të QMK-së ku do të diskutohet për situatën e tanishme me tërmetet dhe do të merren vendime për veprime të mëtutjeshme./Telegrafi/

 

Exit mobile version