Telegrafi

“Ofroni 90 milionë euro dhe rimeçi ndodhë” – Babai i Khabibit paralajmëron ripërballjen me McGregorin

Babai i Khabib Nurmagomedov kërkon 90 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e rimeçit me Conor McGregorit.

31-vjeçari e kishte fituar përballjen e parë ndaj irlandezit që u zhvillua në tetor të vititi 2018, duke e mposhtur në raundin e katërt.

Edhe pse tani kampioni i peshave të lehta po përgatitet për takimin ndaj Tony Fergusonit që zhvillohet në prill, mendja e tyre është tek McGregor që po ashtu e do ripërballjen me dagestanezin.

Conor McGregor – Donald Cerrone (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Abdulmanap Khabib ka thënë se ata janë të gatshëm që të përballen me irlandezin që në fundjavën që shkoi fitoi me nokautin 40 sekondësh ndaj Donald Cerrones.

“Ne po ashtu e duam hakmarrjen ndaj ndaj Conorit. Por, na jepni 90 milionë euro”, ka thënë ai në një intervistë për RIA Novosti.

Lexo po ashtu Khabib: Nuk vendos presidenti i UFC-së nëse unë përballem me McGregorin apo jo

“Një ditë pas meçit me Fergusonin, na jepni shumën e kërkuar dhe do të pranojnë ripërballjen me të”.

“Dana Wihte e do atë luftë dhe ai do të merret më pastaj me të gjitha gjërat”, ka shtuar më tej babai i Khabibit.

McGregor ka deklaruar disa herë se do të hakmerret ndaj Khabibit për humbjen e shkaktuar dhe dëshiron sa më shpejtë të ripërballet. /Telegrafi/