Telegrafi

Tre të arrestuar për prostitucion në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi në lokalin e tyre kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:30, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/