Telegrafi

Ofrohen subvencione për rrugë në Maqedoni

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka publikuar thirrjen publike për subvencionim të rrugëve për qasje deri te hapësirat e punueshme, transmeton Telegrafi.

Afatin për aplikim për këto subvencione komunat e kanë deri më 1 prill, kurse mbështetja financiare është 100%, ndërkaq një komunë mund të paraqesë më së paku tre kërkesa të veçanta për masa të ndryshme të Programit për zhvillim rural.

Mbështetja maksimale për investime arrin 1 milionë denarë, me kusht që qeverisja lokale të mos filloj me realizimin e tij para nënshkrimit të marrëveshjes me agjencinë. Përparësi do të kenë ata që aplikojnë të parët./Telegrafi/