Site icon Telegrafi

Xhevahir Hasanaj shpallet kadeti më i mirë i huaj në Akademinë Ushtarake Britanike (Foto)

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, sot ka marrë çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Kadeti Hasanaj çmimin ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Sot dy oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që kadetët e FSK-së marrin këtë çmim në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

Herën e parë oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha ishte shpallur kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës.

Lexo po ashtu "Shpata e Nderit" e Kosovës (Foto)

Ai ka fituar “Shpatën e Nderit” për oficer-kadetin më të mirë ndërkombëtar duke u bërë i pari përfaqësues ushtarak nga Ballkani që merr një çmim të tillë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”.

Exit mobile version