Një oficer policie që e ndaloi Justin Timberlake para arrestimit të tij për ngasjen e makinës në gjendje të dehur, nuk e njohu yllin, sipas një raportimi të mediave amerikane.
Timberlake kishte qenë në Long Island, në shtetin e New Yorkut, ku thuhet se kishte darkuar me miqtë para arrestimit të tij në orët e para të së martës.
Shefi i policisë së Sag Harbor, Robert Drake tha se 43-vjeçari nuk arriti të ndalonte në një shenjë ndalimi dhe nuk mund të qëndronte në korsinë e tij ndërsa ngiste një BMW 2025 në orën 12:37 të mëngjesit.
Sipas tabloideve të huaja, polici që e ndaloi artistin ‘ishte aq i ri sa ai as nuk e dinte’ se kush ishte.
“Ai nuk e njohu atë apo emrin e tij”, tha burimi.
Timberlake, i cili u bë i famshëm me grupin “NSYNC” përpara se të gjente sukses të madh si një artist solo me hitet si “Like I Love You”, “Cry Me A River”, “SexyBack” dhe “Mirrors”.
Pas akuzave të ngritura kundër yllit, ai do të paraqitet në gjykatë më 26 korrik – në të njëjtën datë me një shfaqje të planifikuar në Krakow, Poloni. /Telegrafi/