Një oficer policie në New York është vlerësuar për ndihmën që bëri për t’ia shpëtuar jetën një personi të therur me thikë, duke përdorur një qese të zbrazët të çipsave dhe ngjitës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oficeri Ronald Kennedy iu përgjigj një sulmi me thikë në zonën e 28-të në Lenox Avenue më 7 korrik. Videoja nga kamera trupore tregon se si Kennedy nxiton për të ndihmuar një burrë me gjak të konsiderueshëm në gjoks.
“Nxito dhe ma sjell një pako me patate të skuqura tani”, dëgjohet oficeri duke bërtitur në video. “Nxito atje dhe më sillni ngjitës”, i thotë një personit afër.
Above & beyond!
Watch as @NYPD28Pct cops keep a stabbing victim alive using an empty potato chips bag & tape.
NY’s #Finest at work…pic.twitter.com/OGRJoa0q5i
— Commissioner Shea (@NYPDShea) July 17, 2021
Kennedy shtrin të lënduarin në tokë me ndihmën e të tjerëve dhe përdor qesen e zbrazët të çipsave dhe ngjitësin për ta ndaluar gjakderdhjen. Shërbimet e urgjencës erdhën disa momente më vonë dhe e transportuan burrin në spital.
“Sipas mjekut në Spitalin Harlem, veprimet e oficerit i shpëtuan jetën këtij burri”, thuhet në videon e publikuar në Twitter nga Komisioneri i Departamentit të Policisë së New York-ut (NYPD), Dermot Shea.
Sipas raportimeve personi është në gjendje kritike por të qëndrueshme. /Telegrafi/