Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Burgun e Dubravës ditë më parë nga oficerët korrektues është parandaluar kontrabanda me substanca narkotike.
Në rastin e parë që ka ndodhur më 18 shtator, oficerët korrektues gjatë bastisjes të një pako me rroba civile për të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike me peshë rreth 18 gram.
E në rastin tjetër që kishte ndodhur një ditë më parë më 17 shtator, oficerët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi te vogël e pa matur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Rastet sipas raportit të policisë:
• Burgu i Dubravës, 18.09.2021-09:30. Oficerët korrektues gjatë bastisjes të një pako me rroba civile për të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike me peshë rreth 18 gram. Pakon me rroba e kishte dërguar e dyshuara femër kosovare. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.
• Burgu i Dubravës, 17.09.2021 – 11:20. Oficerët korrektues gjatë bastisjes të një pako me rroba civile për të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi te vogël e pa matur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pakoja kishte ardhur përmes postës në emër të dyshuarit mashkull kosovar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /Telegrafi/