Site icon Telegrafi

Oficerë të rinj nga Maqedonia do të trajnohen në SHBA

Maqedonia dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim dhe partneritet të shkëlqyeshëm në sferën e mbrojtjes, theksoi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski në takimin e sotëm në Shkup me zëvendës komandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjeneralmajorin Timoti McGuaer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se Jolevski në takim ka theksuar se pjesëmarrja e përbashkët në stërvitje, si dhe pjesëmarrja në misionet paqësore, siç është Misioni “Mbështetja vendimtare” në Afganistan është konfirmim për partneritet ndërmjet dy vendeve.

Ai shprehi kënaqësi të posaçme për mundësinë për stërvitje të përbashkëta në Maqedoni të njësive elitare të SHBA-së me Rexhimentin për punë speciale të ARM-së, aktivitete të cilat i referohen bashkëpunimit të vendosur të shkëlqyeshëm me Komandën e forcave speciale të SHBA-së në Evropë.

Gjenerali MCGuaer e përshëndeti vendimin e minsitrit Jolevski për dërgim të oficerëve të rinj të cilët do të jenë liderët e ardhshëm dhe bartës të vendimeve në Armatë dhe e ka informuar se edhe këtë vit kadeti nga Maqedonia është prnauar në Akademinë ushtarake-ajrore në Kolorado.

Jolevski dhe Mek Guajer shprehën gatishmëri për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit i cili do të kontribuojë për krijimin e gjeneratës së fuqishme të oficerëve të rinj liderë./Telegrafi/

Exit mobile version